Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook i ka numëruar dështimet e Qeverisë së Kosovës.
Ahmeti ka përmendur, murin në Mitrovicë, PISA-n dhe mos liberalizimin e vizave si dhe kodin telefonik.
“Brenda pak javësh u ndërtua muri në Mitrovicë, nuk u liberalizuan vizat, dolen rezultatet e PISA per gjendjen në arsim, e sot u konfirmua se humbëm dhjetëra/qindra miliona nga ndihmat e ShBA për shkak të mosluftimit të korrupcionit. A nime harrova, Serbia e ka dhënë kodin telefonik për krahinen automome të “Kosoves dhe Metohisë””, shkruan Ahmeti.