×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ahmeti: Opozita është fiksuar pas Albin Kurtit

    Insajderi
    24 January 2023 - 23:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se opozita është fiksuar pas kryeministrit Albin Kurti.

    Ahmeti thotë se opozita aq shumë është e fiksuar me Kurtin, saqë marrëveshjen e shohin në këndvështrimin se çfarë dëmi mund t’i bëjnë kryeministrit Kurti, sesa çfarë pëson Kosova.

    “Opozita aq shumë janë obsesionu me Albin Kurti saqë marrëveshjen e shohin në prizmën se cfarë dëmi mund t’i bëjnë kryeministrit, sesa çfarë pëson Kosova”, tha ai në T7.

    Tutje, Ahmet thotë se amerikanët do ta shtyjnë këtë proces, dhe sipas tij, strategjia më e mirë do të ishte të zgjedhim atë që është më e mira e mundshme për Kosovën.

    Po ashtu, Ahmeti shtoi se ‘nuk pret që Albin Kurti me qenë ai që ishte në opozitë’.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark