×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ahmeti pas rrëmbimit të tre policëve kosovarë: Është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja

    Insajderi
    15 June 2023 - 08:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një postim në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se pala serbe duhet t’i ndalojë provokimet menjëherë.

    Ahmeti ka shkruar se është i shqetësuar për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Dënoj ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë dhe pres lirimin e menjëhershëm të tyre. Pala serbe duhet ti ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve dhe me ndërmjetësimin e aleatëve tanë, bashkësisë euro-amerikane, t’i japin fund kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjellë. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar nga faktori ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti.

    Ai ka thënë se tani është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja, stabiliteti rajonal dhe perspektiva evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark