Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas një deklarate të kryeparlamentarit Glauk Konjufca ku mes tjerash e quan “akademik” kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ahmeti përmes një postimi në Twitter i tha Konjufcës se nuk është konteksti komik.
“Ma bre Glauk, të lutem ma! E di që ki qef me bo pak hajgare por nuk është konteksti komik”, ka shkruar Ahmeti.
Ma bre Glauk, të lutem ma! E di që ki qef me bo pak hajgare por nuk është konteksti komik!#mitrovica
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) October 14, 2021
Kryekuvendari Glauk Konjufca e ka cilësuar sot Agim Bahtirin si akademik, meqë pretendon se ky i fundit i di shumë mirë interesat e popullit të Kosovës.
Këto deklarime i bëri gjatë një tubimi zgjedhor në Mitrovicë.
“Në aspektin e politikës edhe në aspektin qysh i din Agim Bahtiri interesat e këtij populli, për të tjerë kundërkandidatë mujmë me thanë që është akademik”, deklaroi Glauk Konjufca.