Ahmeti: Po synohet fajësimi i Vetëvendosjes për kontratën e PTK-së me Z-Mobile - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Po synohet fajësimi i Vetëvendosjes për kontratën e PTK-së me Z-Mobile

    Insajderi
    21 December 2016 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar ndaj diskutimeve që po bëhen rreth rastit të kontratës PDK-Devolli.

    “Auuu bre. Kur po i shoh disa që flasin per PTK-Devolli-PDK e mandej mundohen me e shti diqysh edhe Vetëvendosjen qaty si bashkëfajtore nuk po di a me qesh a me qajt”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

    “Vetëvendosje që në fillim ka potencu kontraten e dëmshme me Z Mobile. Vazhdimisht ka fol për shkatërrimin që ja ka bo PDK-ja PTKsë. Qato gabime të cilat kanë sjellë dëme tashmë milionshe i kanë bërë drejtorat e PTKsë të vendosur aty nga? …PDK pra, Hashim Thaqi e Kadri Veseli”, ka shtuar ai.

    “E tash mu çu e më thënë që VV është fajtore sepse nuk ka reagu pesë minuta mas lajmit është hipokrizi. Tu e dit që pikërisht krejt këta në këtë mesele i lidh pikërisht Kadri Veseli. 30 milion euro humbje. Nashta tash është mirë me i përmend xhamat e thyer të qeverisë në protesta të privatizimeve se dëmi aty na paska qenë, me na thënë komunista e islamista e rrezik për vendin e mandej kur po kris humbja 30 milionshe me lyp me fol LVV”, ka vazhduar postimi i Ahmetit.

    “Po de po, se edhe ata e dijnë që na gojen nuk e mshelim as për PDKnë e as për PTKnë as për Devollt e as për bizneset e tjera. Se drejtori i tanishëm i kujt është? Se ku kane hy në punë qindra punëtorë të SHIKut? Se Ejupi që sja ka dhënë 3G i kujt ka qenë? Se Shyqrija që e nënshkroi atë kontratë i kujt ka qenë?”, ka pyetur Ahmeti.

    Ai ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar hetime në këtë ndërmarrje.

    “Por po na thonë që e kemi për pushtet. Dushk për gogla ska më. Gjanat po dihen”, ka përfunduar Ahmeti postimin e tij./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark