×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Ahmeti: Protesta e sotme “studentore” është e pushtetit

    Insajderi
    15 February 2023 - 09:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, në 53 vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës, organizata e dirigjuar nga pushteti, “Studim, Kritikë dhe Veprim” ka organizuar një protestë kundër asociacionit. Për të realizuar suksesshëm këtë rezistencë, janë aranzhuar edhe autobusë falas në nëntë komuna të Kosovës.

    Në lidhje me këtë organizim, aktivisti i partisë socialdemokrate, Bardh Ahmeti tha për Insajderin se kjo protestë është e pushtetit.

    Sipas tij, VV po e përdor SKV-në për organizimin e kësaj proteste.

    “Protesta e sotme është protestë e pushtetit. Vetëvendosja po e përdor mashën e saj në Universitetin e Prishtinës, organizatën studentore SKV e cila është degë e partisë në pushtet, për të organizuar protestë. Por protestë kundër kujt? Kurti e ka krejt pushtetin, ashtu siç e ka kërkuar para dy vitesh, krejt dhe drejt. Për çfarë i duhet protesta”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.

    Ai shtoi se nëse Kurti është kundër asociacionit, këtë mund ta zhbëj në Kuvendin e Kosovës. Ai sipas aktivistit të PSD-së mund edhe ta refuzoj në Bruksel, sikurse këshillonte dikur Thaçin e Mustafen.

    “Nëse është kundër asociacionit, mund ta zhbëj në kuvend ku e ka shumicën parlamentare. Mundet edhe ta refuzoj në Bruksel ashtu sic i këshillonte Thaçin e Mustafen kur këta ishin ne pushtet”, shtoi ai.

    Ameti tha se pas tensioneve në Qeverinë Kurti, gjithmonë ka koncension dhe kjo protestë është dëshmi.

    “Nëse kemi mësuar diçka nga ky pushtet për këto dy vite, është se pas secilit tension, fshihet një konsesion. Tensioni për targa e letërnjoftime ilegale, shtyerja e zgjedhjeve në veri e kanë një të përbashkët: pranim i të gjitha marrëveshjeve në fund”, tha tutje Ahmeti për Insajderin.

    Organizimin e protestave të këtij lloji, Ahmeti e quan si model të pushtetit autoritar, kur pozita zë hapsirën e opozitës.

    “Rreziku i organizimit të protestave nga pushteti, është se kjo ndodhë vetëm në vende me pushtete autoritare, kjo sepse në këto vende pushteti e zë edhe hapsirën e opozitës. Pra, dalja në këtë protestë është legjitimim i asociacionit, jo kundërshtim i tij”, tha për fund ai. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark