Ahmeti: Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt

    Insajderi
    05 May 2017 - 12:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Qeveria e re reformuese në Maqedoni do të formohet shumë shpejt dhe se kryetari i sapozgjedhur i kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces.

    Këto deklarime Ahmeti i bëri gjatë takimit më përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBE-së, ambasador Kristian Strohal si dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni,  Nina Soumalainen.

    “Kryetari i BDI-së foli për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e BDI-së, shkruan Alsat-M.

    Ahmeti shprehu shqetësim për mundësinë e frymëzimit të telasheve në vend për interesa gjeopolitik dhe ftoi komunitetin ndërkombëtar që të përqendron vëmendjen në zhvillimet në vend dhe rajon.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark