Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur rreth arrestimeve të shqiptarëve që po bëhen në Serbi.
“Pas arrestimit të personit të dytë nga Serbia në një periudhë të shkurtër, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës sygjeron mos me udhëtu përmes Serbisë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në facebook.
“Familjeve ju thotë që po merren të huajt me këtë, a atyre vetëm po ju zgjatet paraburgimi”, ka shtuar ai.
Ahmeti ka ironizuar me Qeverinë e Kosovës, duke ua përmendur një skeç të grupit të ‘Stupcave’, që pasqyronte gjendjen dhe mungesën e shtrirjes së autoritetit shtetëror në veri të vendit.
“Po më kujtohet skeçi i Stupcave kur Vedati vritet në veri duke vizitu tezën e Mensuri mbi trup i bërtet ‘çka dreqin lype me shku, taman kem tu u ndreq’”, ka shkruar Shpend Ahmeti.
“Me këtë qeveri po bëhemi jetima secili”, ka përfunduar ai postimin e tij./Insajderi.com