Ahmeti: Unioni nuk ka kompetenca ekzekutive sikur Asociacioni – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ahmeti: Unioni nuk ka kompetenca ekzekutive sikur Asociacioni

    Insajderi
    02 December 2016 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka  mohuar se Unioni i Komunave Shqiptare në Ballkan do të jetë  kundërpërgjigje për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Thotë se Unioni nuk ka fuqi ekzekutive në asnjërën prej këtyre shteteve.

    Duke komentuar deklaratat e kryeministrit serb Aleksandër Vuciq, Ahmeti tha se nëse kjo iniciativë është lojë fëmijësh, atëherë pse duhet krerët shtetërorë të reagojnë ndaj këtij hapi?

    I pari i Prishtinës, ditë më parë ishte pjesëmarrës në Tiranë, ku së bashku me kryetarin e Tiranës, të Preshevës, të Tetovës dhe të Ulqinit themeluan Unionin e Komunave Shqiptare në Ballkan.

    Ahmetit, në një intervistë për Zërin tha se ata po bëjnë vetëm një rrjet të komunave shqiptare, të cilat nuk kanë kurrfarë kompetencash ekzekutive për dallim nga Asociacioni i Komunave Serbe, i cili, siç thotë ai, është një ide komplet tjetër dhe me qëllim të rrënimit të funksionimit normal të shtetit të Kosovës dhe me fuqi ekzekutive.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark