Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrime (BDI), Ali Ahmeti, pranon se pas zgjedhjeve të sot parlamentare në Maqedoni, shqiptarët do të zënë edhe më pak vende në Parlamentin e Maqedonisë. Sipas tij, në parcializim të votës së shqiptarëve ka pasur ndikime nga jashtë.
Ai përmend ndikimet nga Rusia dhe Turqia për t’i dobësuar politikisht shqiptarët dhe akuzon subjektin më të ri politik shqiptar, lëvizjen “Besa” që një pjesë të imamëve në xhamia i ka shndërruar në zëdhënës politikë të kësaj partie, të cilët, siç thotë ai, dënojnë çdo gjë shqiptare në këtë shtet, shkruan Zëri.