Insajderi
Insajderi

AIP e dënon PSD-në me 20 mijë euro, Molliqaj me aktivistë i shkojnë institucionit të dera për një aksion

Insajderi
12 April 2023 - 14:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AIP e dënon PSD-në me 20 mijë euro, Molliqaj me aktivistë i shkojnë institucionit të dera për një aksion
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia e Dardan Molliqajt e ka kryer një aksion para Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë.

Kjo ka ndodh pasi AIP e ka dënuar PSD-në me 20 mijë euro për shkak të shkelje së të dhënave personale.

Molliqaj këtë e ka konsideruar vendim sekeltiv, dhe ka paralajmëruar se vendimin e AIP do ta çojnë në gjykatë.

“Me automatizim kemi të bëjmë më veprim politik”, ka thënë tutje Molliqaj.  

Gazeta Insajderi i ka shkruar sot Partise Socialdemokrate për ta pyetur nëse e ka paguar dënimin ose jo, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Por, tashmë kjo gjë u bë e ditur nga Molliqaj, i cili tha se vendimin do ta apelojnë në gjykatë, pasi sipas tij nuk kanë bërë asnjë shkelje kur e kanë çuar para hyrjes së qeverisë peticionin me të dhënat e qytetarëve./Gazeta Insajderi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark