Insajderi
Lajme

AIP thirrje mediave: Raportoni me etikë për ngjarjet tragjike, respektoni privatësinë e familjarëve

Insajderi
24 March 2026 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AIP thirrje mediave: Raportoni me etikë për ngjarjet tragjike, respektoni privatësinë e familjarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia për Informim dhe Privatësi u ka drejtuar një thirrje publike të gjitha mediave dhe platformave online në Kosovë, duke kërkuar kujdes të shtuar dhe etikë profesionale gjatë raportimit për ngjarjet tragjike.

Sipas AIP-së, respektimi i privatësisë dhe dinjitetit të familjeve të prekura nuk është vetëm një detyrim moral, por edhe një obligim ligjor që duhet zbatuar me përpikëri në situata të ndjeshme.

Njoftimi i plotë:

Agjencia për Informim dhe Privatësi ju bën thirrje të gjitha mediave dhe platformave online që, gjatë raportimit për ngjarje tragjike, të tregojnë kujdes të shtuar ndaj familjeve të prekura.

Në këto situata të ndjeshme, është thelbësore që raportimi të bëhet me përgjegjësi të lartë profesionale dhe etike, duke respektuar privatësinë, dinjitetin dhe dhimbjen e familjarëve.

Agjencia thekson se mbrojtja e të dhënave personale është detyrim ligjor dhe moral, veçanërisht në situata të ndjeshme.

Agjencia fton mediat që të veprojnë me ndjeshmëri dhe korrektësi, duke kontribuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe duke treguar solidaritet me familjet në momente të vështira.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark