Insajderi
Lajme

Aivo Orav pret në Prishtinë raportuesin e BE-së

Insajderi
09 December 2025 - 10:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aivo Orav pret në Prishtinë raportuesin e BE-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka njoftuar se në Prishtinë ka mbërritur raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras. Në një postim në platformën “X”, Orav tha se pati nderin ta presë Terrasin në mëngjesin e sotëm, para takimeve që ai do të zhvillojë me përfaqësues të ndryshëm institucionalë dhe politikë në vend.

“E mirëprita këtë mëngjes në Prishtinë Riho Terrasin, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian, para takimeve të tij me shumë bashkëbisedues. Angazhimi i BE-së me Kosovën, si në nivel lokal ashtu edhe nga Brukseli, mbetet i fortë si gjithmonë, me mundësi të reja në horizont, përfshirë Planin e Rritjes”, ka shkruar Orav.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark