×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Ajo i ka ba zullum”, deklarohet avokati i Akil Gjakovës

    Insajderi
    13 April 2024 - 15:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gruaja e xhudistit të njohur kosovar, Akil Gjakova, ka deponuar fotografi në Gjykatë, me të cilat pretendon se është rrahur nga ky i fundit. Dyshja ndodhen në proces divorci.

    Madje, sot në mëngjes, siç ka mësuar Insajderi, gruaja e xhudistit së bashku me fëmiun e tyre kanë tentuar të hyjnë në banesë ku edhe banojnë, por ka qenë Akil Gjakova që i ka ndaluar të hyj.

    Lidhur me këto Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Gezim Baloku, avokati i Akil Gjakovës, sipas të cilit është gruaja ajo që po kryen “zullum” ndaj xhudistit.

    “Akili nuk ka banesë, është shtëpia e babait të Akilit. Kjo nuk del prej shtëpisë së vjehrrit, ia uzurpur shtëpinë njerëzve. Ajo është duke i ba zullum “, tha ai për Insajderin.

    Insajderi pak më parë ka raportuar se ishte Akil Gjakova që fillimisht kishte kërkuar të ndahet nga gruaja e tij, por ajo i është përgjigjur me një kundër padi.

    E njëjta ka dorëzuar faktet me të cilat pretendon se xhudisti, ka ushtruar dhunë ndaj saj.

    Gazeta Insajderi ka siguruar këto pamje, në të cilat mund të shihen shenja dhunë.

    Siç merr vesh Insajderi një muaj më parë kur gjykatësi, Driton Noci ka parë dosjen ka kërkuar që rasti të shkojnë prokurori. Ai e ka dërguar shkresën në prokurores Lumturie Hoxha, por që ata nuk kanë hapur rast.

    Ditën e shtune në mëngjes, siç ka mësuar Insajderi, gruaja e xhudistit së bashku me fëmiun e tyre kanë tentuar të hyjnë në banesë, por ka qenë Akil Gjakova që i ka ndaluar të hyj.

    Gruaja e tij pas kësaj, ka ftuar Policinë e Kosovës që të asistojë , për momentin ajo ndodhet në polici duke dhënë dëshminë e saj si viktimë në këtë rast.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë lidhur me rastin, por deri me tani nuk kanë kthyer përgjigje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark