Mehmet Kraja i cili është kryetar i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës, ka kërkuar falje për gabimin që e ka bërë me publikimin e analizës “Synimet destabilizuese në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.
Për këtë arsyeje, Kuvendi i Jashzakonshëm i Akademisë, që është mbajtur sot, nuk e ka shkarkuar.
Akademiku Frashër Demaj, i cili ka qenë pjesë e kuvendit, pohoi se kuvendi ia ka pranuar kërkim faljen e kryeakademikut.
Ai tha se Kraja ka kërkuar falje edhe për shkak se teksti është botuar në emër të Akademisë pa miratim.
“Kraja kërkoi falje për gabimet që e ka bërë me rastin e publikimit të tekstit. E para, ai ka kërkuar falje se ka qenë tekst jashtë logjikes shkencore, dhe e dyta, për shkak se tekstin e ka botuar në emër të Akademisë pa miratimin e Akademisë. Pra, ai ka kërkuar falje dhe Kuvendi i mbylli punimet”, ka thënë Demaj për Insajderin.
Por, shkarkimin e Krajës sipas Demajt nuk e parashihte as ligji dhe as statuti.
“Arsyeja pse nuk u fut në shkarkim është edhe faktin se ligji nuk e parashihke në mënyrë të saktë shkarkimin e kryetarit të ASHAK-ut dhe as statuti“, tha ai tutje./Gazeta Insajderi