×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Akademiku serb: Në rast rreziku do të luftojmë vetëm ne pleqt 60+, nuk i lejojmë të rinjtë

    Insajderi
    16 March 2023 - 09:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Akademiku serb Dushan Kovaçeviq tha se të gjithë e dinë se kushti i të gjitha kushteve për çdo marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sa i përket kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është “njohja e Kosovës si shtet i pavarur, gjë që nuk do të ndodhë, sepse sipas tij e gjitha është e pamundur ligjore, morale, njerëzore me kodet e shtetit të Serbisë”.

    Sipas akademikut serb, në rast lufte, Serbia do ta formojë legjionin e pleqve, dhe se nuk do të dërgohen të rinjtë për të luftuar më siç ka ndodhur zakonisht.

    Sipas fjalëve të tij, “politika duhet të bëhet me mençuri pa sulme të ideve irracionale nga të cilat do të përfitonin të gjithë ata që duan zhdukjen e Serbisë”.

    “Kam biseduar me miqtë e mi dhe jemi marrë vesh, nëse Zoti na ruajt lufta, nëse dikush na sulmon, të formojmë një divizion të thirrjes së tretë, që do të thotë 60 plus, që do ta quajmë Legjioni i Pleqve”.

    “Nëse dikush duhet të jetë i pari që humbet, nuk duhet të jenë të rinjtë menjëherë, siç ndodh zakonisht,” tha Kovaçeviç.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark