AKI nuk jep detaje për tenderin dhënë djemve të kryeministrit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AKI nuk jep detaje për tenderin dhënë djemve të kryeministrit

    Insajderi
    26 January 2017 - 13:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) heziton të japë detaje rreth dyshimeve për kurdisjen e një tenderi për djemtë e kryeministrit Isa Mustafa, Besnikun dhe Arbenin.

    Insajderi ka botuar një artikull ku dyshohet se AKI-ja i kishte dhënë tender kompanisë “Makcar”, në pronësi të djemve të Mustafës, për riparimin e një veturë të blinduar BMW X5.

    Por AKI-ja interesimit të Insajderit nuk i është përgjigjur detajisht.

    “Dhënia e detajeve tjera për të cilat jeni interesuar, me gjithë gatishmërinë tonë për bashkëpunim, paraqet shkelje profesionale dhe ligjore, sepse të njëjtat janë të klasifikuara. Prandaj nuk mund t’ju japim detaje të tjera”, thuhet në përgjigjen e AKI-së.

    Madje, AKI-ja i quan spekulime pretendimet e palëve të përfshira në artikull.

    “Megjithatë, përfundimisht ju njoftojmë se pretendimet e bëra nga individë të caktuar janë spekulime dhe se të njëjtat janë trajtuar në përputhje me ligjin dhe rregulloret e AKI dhe se për të njëjtat janë njoftuar edhe personat përgjegjës”, thotë AKI.

    Për më tepër, tenderin për këtë veturë djemve të Mustafës ia kishte dhënë edhe Zyra e Kryeministrit. Disa muaj më vonë, vetura i është dhënë në shfrytëzim AKI-së. Ky institucion ia ka dhënë tenderin kompanisë për defektin e njëjtë të veturës së njëjtë, por me çmim katërfish më të lartë./Insajderi.com

     

    [arve url=”https://www.youtube.com/watch?v=xy12_cEgBCo”/]


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark