Insajderi
Lajme

AKR bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Insajderi
27 November 2025 - 20:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
AKR bashkohet me LDK-në për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleanca Kosova e Re (AKR) do të garojë në zgjedhjet e 28 dhjetorit si pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv kryetari i AKR-së, Vesel Makolli, i cili bëri të ditur se sot është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe se nënshkrimi i marrëveshjes do të bëhet në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme.

“Po është e vërtetë, unë sot pasdite kisha takim me z.Abdixhiku, ku u morëm vesh të jemi pjesë e listës së tyre. Vendimin e kemi marrë pas përsiatjeve të situatës aktuale politike dhe pas sugjerimeve të presidentit tonë z. Behgjet Pacolli. Nënshkrimin e marrëveshjes do ta bëjmë në mënyrë ceremoniale të martën e ardhshme, deri atëherë do të merremi vesh për detajet e marrëveshjes”, është shprehur Makolli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark