Shllaku u zgjodh sonte nga 280 delegatë dhe shumë mysafirë tjerë, sipas komunikatës së AKR-së.
“Kryetari ri i AKR-së në Gjakovë ka thënë se në krye me Behgjet Pacollin AKR-ja do të vazhdojë të jetë forcë e pandalshme, duke shtuar se Gjakova është vatër e AKR-së dhe se suksesi i saj nuk mund të minimizohet nga askush”, njofton Aleanca Kosova e Re.
E Pacolli ka thënë se do të vazhdojë të ketë përkrahje maksimale nga AKR-ja në Gjakovë. /Insajderi.com