Insajderi
Biznes

AKR në pritje të ftesës së presidentit për takimin konsultativ

Insajderi
18 July 2017 - 21:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleanca Kosova e Re ende nuk e di nëse do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi për të caktuar një datë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Jetlir Zyberaj nga kjo parti, i ka thënë Insajderit se ende nuk kanë një qëndrim rreth takimit “meqë nuk kemi marrë ftesën zyrtare”.

Presidenti Thaçi ka ftuar partitë të hënën në takim ku pritet të caktohet një datë për mbajtjen e seancës ku do të konstituohet legjislatura e re e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.  Konstituimi i Kuvendit i hap rrugë edhe zgjedhjes së Qeverisë.

Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i tij, Ardian Arifaj, i cili ka thënë për RTK se takimi është ftuar për të hënën.

Edhe Alternativa, parti që është në koalicion me AKR-në dhe LDK-në, ka thënë se ende nuk ka marrë ftesën zyrtarisht nga presidenti.

“Do ta shqyrtojmë [ftesën v.j]. Pasi nuk na ka ardhur ende ftesa zyrtare nga Presidenti. Z. Thaçi duhet të na dërgoj njëherë ftesën zyrtare”, ka thënë Ilir Deda nga kjo parti./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark