Insajderi
Lajme

Aksident fatal në Gjakovë, humb jetën një motoçiklist

Insajderi
28 June 2026 - 13:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident fatal në Gjakovë, humb jetën një motoçiklist
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.

Sipas zëdhënëses së Policisë Rajonale në Gjakovë, Vlera Krasniqi, aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Tirana”, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe, pavarësisht përpjekjeve, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit janë në vazhdim.

Policia ka bërë të ditur se drejtuesit të veturës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark