Sot në Oslo një tramvaj ka dalë nga shinat dhe ka hyrë në një dyqan të telefonëve dhe kompjuterëve, raporton Euronews.
Nga ky aksident janë lënduar shoferi dhe të paktën tre persona sipas policisë së Norvergjisë. Të gjithë të lënduarit janë trajtuar në vendin e ngjarjes dhe asnjëri nuk kanë pasur lëndime të rënda.
Një dëshmitar tha se e pa tramvajin të vinte me një shpejtësi të madhe. Ai supozohej të kthehej në të majtë por doli nga shinat dhe vazhdoi drejt duke u përplasur në dyqan.
Sipas Policisë shoferi po konsiderohet si i dyshuar por identiteti i tij ende nuk është zbuluar.
Zjarrfikësit dhe Policia thanë se janë shkaktuar dëme të mëdha.