Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Milot, makinat bëhen “copë” - FOTO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Milot, makinat bëhen “copë” – FOTO

    Insajderi
    02 April 2022 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pranë kryqëzimit në autostradën Lezhë-Milot.

    Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë tre makina. Pas përplasjes me njëra-tjetrën një nga mjetet është përplasur edhe me barrierat anësore të vendosura pranë një karburanti.

    Siç shihet nga fotot e mëposhtme makinat kanë pësuar dëme të madha, por fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar.

    Në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark