Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë, gjashtë të lënduar

Insajderi
18 May 2026 - 14:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në Doberllukë të Vushtrrisë, gjashtë të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë ndërmjet tri veturave në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, më saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, ku ka thënë se pesë të lënduar janë dërguar në QKUK.

“Sot, më 18.05.2026, rreth orës 11:50, në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Doberllukë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Në aksident janë përfshirë tri automjete me targa civile vendore. Deri më tani, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri nga drejtuesit e automjeteve ka pësuar lëndime të rënda trupore”, ka thënë Prekazi.

“Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit në Vushtrri, ndërsa pesë prej tyre janë dërguar për trajtim të mëtejmë në QKUK. Njësitë përkatëse policore janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të aksidentit”, ka shtuar ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark