Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në Drenas: Treni përplaset me një veturë, lëndohen dy persona

Insajderi
26 June 2026 - 10:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në Drenas: Treni përplaset me një veturë, lëndohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një veture.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:38, në Drenas.

Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Ka ndodhur një aksident në mes një veture dhe trenit, me drejtues meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve të shkaktuara, lëndime trupore kanë pësuar dy persona (drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri), të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark