Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përkatësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt. Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.
Ai ka thënë se personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Veseli ka bërë të ditur se në këtë aksident komunikacioni janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara, ku shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rruge, kështu duke goditur automjetet që ishin të parkuara.