Aksident i rëndë në Lipjan, ka të lënduar – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksident i rëndë në Lipjan, ka të lënduar

    Insajderi
    27 October 2022 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të lënduar në Lipjan si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur sot në orët e pasdites.

    Të njëjtëve u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci teksa shtoi se në aksident janë përfshirë një kamion e një veturë.

    “Nga informatat e para bëhet e ditur se një veturë dhe një kamion janë përfshirë në aksident ndërkaq dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ai.

    ksindet

    Borovci u shpreh se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.

    /GazetaInsajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark