Insajderi
Lajme

Përtej fjalëve me punë për Lipjanin, Imri Ahmeti mirëpritet në Kraishtë

Insajderi
05 October 2025 - 22:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Përtej fjalëve me punë për Lipjanin, Imri Ahmeti mirëpritet në Kraishtë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti që garon nga radhët e LDK-së për edhe një mandat, ka vazhduar takimet me qytetarë.

Ai të dielën u prit në Kraishtë, ku edhe iu dha përkrahje e madhe.

“Entuziazëm i jashtëzakonshëm në secilin takim me ju, sonte Kraishta na priti me përkrahje të madhe, duke treguar se puna jonë në këto vite është vlerësuar dhe besimi juaj për të ardhmen është i palëkundur.
Faleminderit nga zemra për këtë besim dhe përkrahje, vazhdojmë së bashku drejt zhvillimit, drejt mundësive të reja, drejt së ardhmes. Përtej fjalëve me punë për Lipjanin! Për fitoren e madhe!”, thotë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark