Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë

Insajderi
26 January 2025 - 20:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Pejë, vdes një person e lëndohen disa të tjerë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se aksidenti ndodhi në fshatin Çubrel, ku një nga të lënduarit po lufton për jetën.

“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë”, tha Nura,

Më tej, ai tha u shprehu ngushëllime familjes së personit që vdiq në këtë aksident, teksa u uroi shërim të lënduarve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark