Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë në Shqipëri, 6 fëmijë të lënduar

Insajderi
25 May 2026 - 22:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë në Shqipëri, 6 fëmijë të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në Vaqarr të Shqipërisë, ku fillimisht u raportua për katër të lënduar.

Sipas policisë nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 6 fëmijë të mitur të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në njërin prej automjeteve.

E lënduar mbetur edhe drejtuesja e mjetit në të cilin ndodheshin të miturit.

“ Sipas policisisë të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh.Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A.P”. 

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë./A2CNN


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark