Insajderi
Lajme

Aksident i rëndë trafiku në Klinë, tre persona mbesin të lënduar

Insajderi
25 March 2025 - 10:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i rëndë trafiku në Klinë, tre persona mbesin të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Zajm të Komunës së Klinës, ku janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë tre persona janë lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në spitalin e Pejës, për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 09:23 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Zajm. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani tre persona janë të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.

Gashi tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore , të cilët po merren me rastin.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark