11:04 - 25 Qershor 2022

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shtime – Duhël.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Ata kanë bërë të ditur se nga përplasja e dy veturave, tre persona kanë mbetur të lënduar.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 në aksin rrugor Shtime-Dulë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me targa vendore. Ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre persona të cilët janë transferuar për trajtim në QKUK”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Aktualisht policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.