Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”-  Përplasen dy kamioneta - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”-  Përplasen dy kamioneta

    Insajderi
    19 May 2025 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy kamioneta janë përplasur mes vete në autostradën “Ibrahim Rugova” afër fshatit Mazgit, shkruan Insajderi.

    Nga pamjet e publikuara shihet se ka dëme të mëdha materiale por, policia tha se nuk ka të lënduar.

    Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

    Fatmirësisht, deri në këtë fazë nuk raportohet për të lënduar.

    “Ekipet policore janë duke kryer hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark