Insajderi
Lajme

Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, dy gra të lënduara

Insajderi
02 January 2026 - 12:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, dy gra të lënduara
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ose saktësisht në Rrugën e Kombit” ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç ka njoftuar Policia Shqiptare, dy gra kanë mbetur të lënduara.

“Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, thotë PSH.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark