Insajderi
Ballina 5

Aksident i tmerrshëm në Turqi, 12 të vrarë dhe 31 të lënduar

Insajderi
07 May 2023 - 12:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident i tmerrshëm në Turqi, 12 të vrarë dhe 31 të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident mes disa automjeteve në provincën Hatay të Turqisë Jugore la të vdekur 12 persona dhe lëndoi 31 të tjerë.

Siç raportojnë mediat atje, një kamion kaloi në korsi të kundërt pasi shoferi humbi kontrollin të shtunën vonë, duke u përplasur me nëntë makina dhe dy mini-busë, përcjell Insajderi.org.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha se shpërtheu edhe zjarr në autostradën Iskenderun-Antakia. Koca shkroi në Twitter se 22 ambulanca dhe tri ekipe mjekësore të shpëtimit u dërguan në vendngjarje në Topbogazli.

“Zoti i mëshiroftë qytetarët tanë që humbën jetën, u shpreh ngushëllimet e mia të afërmve të tyre”, shkroi ai në Twitter. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark