Insajderi
Lajme

Aksident me fatalitet mes një veture dhe kamioni në Baincë të Drenasit, vdes një person

Insajderi
06 April 2026 - 15:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident me fatalitet mes një veture dhe kamioni në Baincë të Drenasit, vdes një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një aksidenti mes një kamioni dhe një veture në Baincë të Drenasit, mëngjesin e së hënës.

Lajmin për Gazetën Insajderi e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:40, kemi pranuar informatën se në Baincë të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete (një kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i vdekur”, ka thënë Ahmeti.

“Vdekja e viktimës (mashkull)  është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark