×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Aksident me fatalitet ne Kamenicë – Rrokulliset vetura, humb jetën 67 vjeçari

    Insajderi
    08 May 2023 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Shipashnicë të Kamenicës.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

    Sipas Policisë dyshohet se bëhet fjalë për vetaksident.

    “Në bazë të informatave fillestare dyshohet se vozitësi i automjetit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur. Si pasojë vozitësi mashkull kosovar i moshës rreth 67-vjeçar nuk ka arritur që t’u mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”- ka thënë ai.

    Tutje Osmani ka thënë se shkaqet e aksidentit ende janë të panjohura dhe po hetohen nga hetues policorë të aksidenteve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark