Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Lluga të Podujevës rreth orës 16:10.
Viktima që po lëvizte me biçikletë u godit për vdekje nga një automjet në lëvizje.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë çuar deri te ky aksident trafiku”, theksoi ajo.