Insajderi
Lajme

Aksident me vdekje në Shkodër, shtetasi slloven përplas këmbësoren 68 vjeçare

Insajderi
10 December 2025 - 21:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident me vdekje në Shkodër, shtetasi slloven përplas këmbësoren 68 vjeçare
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Malësi të Madhe në Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:05, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, ku automjeti me drejtues shtetasin slloven K. J., ka përplasur këmbësoren, 68-vjeçaren me iniciale P. L.

Si pasojë e aksidentit, 68-vjeçarja ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit K. J., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TCH


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark