Insajderi
Lajme

Aksident mes dy veturash në Gjakovë, një i vdekur dhe dy të lënduar

Insajderi
18 March 2024 - 09:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes dy veturash në Gjakovë, një i vdekur dhe dy të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka humbur jetën pasi s’ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident të ndodhur në Skivjan të Gjakovës mbrëmjen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka shtuar se nga aksidenti kanë ngelur të lënduar edhe dy të lënduar.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatë për  aksident trafiku në fshatin Skivjan-Gjakovë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për  pasojë lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar  në QKUK për trajtim mjekësor. Më vonë jemi njoftuar se njëri prej tyre ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark