Insajderi
Lajme

Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen dy persona

Insajderi
25 June 2026 - 13:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes dy veturave në Pejë, lëndohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave sot në Pejë.

Zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova, tha se janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të cilat ishin të parkuara.

“Sot rreth orës 11:50, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në rrugën ‘UÇK’ në Pejë. Në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura, por janë dëmtuar edhe dy vetura të tjera të cilat ishin të parkuara. Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve”, përfundoi zëdhënësi i Policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark