Një aksident me fatalitet u raportua të ketë ndodhur në Suharekë.
Dy vetura me targa vendore, me drejtues meshkuj kosovar janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete.
Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e veturave ka ndërruar jetë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje”.