Insajderi
Lajme

Aksidentoi për vdekje një person – arrestohet shoferi në Gjilan

Insajderi
16 August 2024 - 09:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksidentoi për vdekje një person – arrestohet shoferi në Gjilan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i njëjti teksa po voziste ka goditur për vdekje viktimën mashkull.

Sipas policisë, shoferi dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin  viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Viktima  pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari  është dërguar në mbajtje.

/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark