×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes kamionit dhe veturës në Deçan, dy të lënduar

    Insajderi
    28 June 2024 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një kamioni në fshatin Isniq të Deçanit.

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës.

    “Sot rreth orës 19:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Isniq-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një kamion dhe një veturë, si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore të njëjtit janë dërguar fillimisht në QKMF-Deçan e më pas ne Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova.

    Më tej, ai bëri të ditur se rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale në Pejë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark