Insajderi
Lajme

Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet motoçiklisti

Insajderi
03 July 2025 - 17:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes një veture dhe një motoçiklete, lëndohet motoçiklisti
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është lënduar sot, në aksidentin mes një veture dhe një motoçiklete që ka ndodhur në fshatin Shupkovc të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 16:00 në rrugën nacionale, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor. Përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i motorit”, tha Zahiti./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark