Një person është lënduar dhe po merr trajtim mjekësor në QKUK pas aksidentimit ndërmjet një veture dhe një traktori në fshatin Babaj Bokës në Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, teksa ngjarjen e ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, shkruan Gazeta Insajderi.
“Fsh. Babaj Bokës, Gjakovë 27.05.2023-15:21. Raportohet për një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një traktori me ngasës meshkuj shqiptar, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri Kosovar. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore ka pësuar njëri nga drejtuesit i cili është duke u trajtuar në QKUK”, thuhet në njoftim.
Rasti ka shkuar në procedurë hetimore. /Insajderi.org/