Insajderi
Lajme

Aksident mes tre kamionëve e një veture te “Qafa e Duhlës”

Insajderi
24 July 2026 - 12:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes tre kamionëve e një veture te “Qafa e Duhlës”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha se në aksident janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet.

“Sot, më 24 korrik 2026, rreth orës 10:00, në rrugën magjistrale, në vendin e quajtur ‘Qafa e Duhlës’, është raportuar një aksident trafiku, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit, së paku një person ka pësuar lëndime trupore”.

Ai bëri të ditur se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore, ekipet e emergjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po ndërmarrin veprimet e nevojshme.

“Për shkak të aksidentit dhe intervenimit të shërbimeve emergjente, qarkullimi i trafikut në këtë segment rrugor është ndërprerë në të dy drejtimet deri në një njoftim tjetër”, tha Bytyqi.

Sipas tij, Policia është duke punuar për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe për lirimin sa më të shpejt të rrugës për qarkullim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark