Insajderi
Lajme

Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë, dy të lënduar

Insajderi
19 December 2025 - 16:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Aksident mes trenit dhe automjetit në Shtrubullovë, dy të lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident trafiku mes një treni dhe një automjeti ka ndodhur rreth orës 13:30 në fshatin Shtrubullovë të Drenasit.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë tretman mjekësor.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal.

“Rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Shtrubullovë në Drenas. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet . Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tha ajo


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark