Aksident mes tri veturave në “Rrugën B” në Prishtinë, lëndohen katër persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident mes tri veturave në “Rrugën B” në Prishtinë, lëndohen katër persona

    Insajderi
    09 May 2025 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në “Rrugën B” në Prishtinë

    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën B në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona,” ka deklaruar Ahmeti.

    Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe për të sqaruar shkaqet që çuan në aksidentin e sotëm./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark