Aksident në afërsi të Komoranit - Policia konfirmon se ka të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në afërsi të Komoranit – Policia konfirmon se ka të lënduar

    Insajderi
    14 October 2022 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë, më konkretisht në afërsi të Komoranit. Policia ka konfirmuar se ka të lënduar por nuk ka specifikuar se sa.

    Detaje për aksidentin për Insajderin ka dhënë zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

    “Ju informojmë se, sot me datë 14.10.2022, rreth orës 09:15 në rrugën kryesore drejtimi Prishtinë – Pejë, në afërsi të Komoranit, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku janë të përfshira dy automjete”, ka thënë Kelani.

    Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Insajderi, në aksident janë përfshirë dy kamioneta.

    “Njësia policore e autostradës gjatë patrullimit kanë hasur në këtë aksident dhe kanë ndërmarrë veprimet policore lidhur me aksidentin si dhe kanë njoftuar njësitin e ambulancës”, deklaroi ai.

    Gazeta Insajderi ju sjell pamjet nga aksidenti:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark